SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre në periudhën (03.11./04.11) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 126 personave (TE-85 dhe GV-41) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Dekretin përkatës të qeverisë.
Në këtë periudhë në rajonin Tetovë – Gostivar për 236 persona (TE-183 dhe GV-53) janë përgatitë vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Në njoftim thuhet se gjithashtu janë kryer kontrolle ndaj 1547 personave (TE-1134 dhe GV-413) me vendime të tilla ku është konstatuar se një person nga Tetova nuk e ka respektuar vendimin për izolim dhe mbikëqyrje.