Telegrafi

SPB Shkup shqipton 136 masa, 10 prej tyre ishin pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara.

Ndaj një shoferi fillestar janë vendosur katër masa, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, theksoi MPB. /Telegrafi/