Dje në Shkup ka ndërruar jetë një punëtorë i cili ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Më 15.05.2020 në orën 09:00 në SPB Shkup nga spitali “Axhibadem Sistina” u raportua se një punëtor i lënduar nga një fabrikë në Shkup u ishte sjellë atyre. Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia kishte konstatuar se bëhet fjalë për B.S. (51) nga një fshat i Tetovës, i cili ishte lënduar në punë.
Nga ana e mjekëve ishte konstatuar vdekja e tij, thuhet në deklaratën e MPB-së.
Inspektorët kompetent janë njoftuar, ndërsa inspektim është kryer nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/