Telegrafi

SPB Shkup me aksione kontrolluese: Shkupi duhet të jetë qytet i sigurt

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, zyrtarët policorë nga SPB Shkup ndërmorën masa dhe aktivitete të përforcuara për, siç thonë ata, një Shkup më të sigurt.

Sipas policisë, janë kontrolluar më shumë se 20 lokacione dhe janë legjitimuar 126 persona dhe ndaj 64 prej tyre u është zbatuar kontrolli. Kontroll ka pasur edhe në 54 automjete dhe dy motoçikleta.

“Janë arrestuar 4 persona. Janë konstatuar tre kundërvajtje nga Ligji për armë, kurse një person është arrestuar për shkak se është kërkuar me urdhër nga gjykata”, thuhet në raportin e policisë.

Nga policia sqarojnë se prania e përforcuar e policisë në Shkup do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/