Site icon Telegrafi

SPB Manastir gjen vazo me kanabis në një banesë

Në fshatin Poçari të Resnjës policia ka gjetur marihuanë dhe shumë mjete ndihmëse për kultivimin e kësaj bime.

Nga SPPB Manastir kanë dhënë detaje për rastin.

“Me urdhër të ardhur nga Gjykata Themelore e Manastirit, është kryer bastisje në banesën dhe lokalet ndihmëse, në pronësi të E.A. në fshat Poçarët dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar enë me marihuanë, thasë me marihuanë, fara dhe degë kanabisi, një grirëse, sende të ndryshme për rritjen e kanabisit. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj E.A. do të procedohet sipas ligjit”, thuhet në njoftimin nga SPB.

Exit mobile version