Site icon Telegrafi

SPB Manastir: Dje dy raste të dhunës familjare

Dy raste të dhunës familjare dje janë raportuar në polici. Rasti i parë ka qenë ora 19:15 nga ku është arrestuar D.N (31) nga Resnja.

Siç njoftojnë nga MPB, ai në shtëpinë e tij, pas një fjalojes, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 35 vjet. Më pas me thikë ka kërcënuar edhe të atin e saj.

Në rastin e dytë, në fshatin Mislleshevë, zyrtarët policorë të SP Strugë kanë privuar nga liria I.R (24) nga Struga.

“Personi është arrestuar për shkak të kryerjes së veprës penale rrezikim të sigurisë në lidhje me dhunën familjare”, thuhet në raportin policor.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen parashtresa adekuate./Telegrafi/

 

Exit mobile version