Vendimi për burgun shtëpiak të kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, ishte caktuar prej dje dhe prej atëherë zyrtarisht ka filluar arresti shtëpiak prej 30 ditë për të, tha për portalin ‘Nova’ zëdhënësja e SPB Manastir, Sanja Stamatova, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë edhe pse Taleski apeloi vendimin përpara Gjykatës së Apelit, nga Gjykata e Lartë tha se ankesa ende nuk ka arritur te ata. Pritet Gjykata penale ta plotësojë apelimin, pas të cilit do të dërgohet tek Apeli. /Telegrafi/