Telegrafi

SPB Kumanovë: Të mos përdoren armët në ahengjet familjare

Në vigjilje të sezonit veror kur edhe organizohen ahengje të ndryshme familjare, e të cilat shoqërohen me të shtëna nga armë të ndryshme, këto ditë SPB Kumanovë, në bashkëpunim me këshillat lokale, kryetarët e komunave, këshillat komunale e mediat, kanë ndërmarrur një aksion senzibilizues për ndalimin e përdorimit të armëve në gazmendet familjare.

Në një takim të mbajtur në Likovë, zv.kryeshefi i SPB Kumanovë, Sevdail Xhaferi apeloi që të bashkohemi për të festuar me zemër e jo me armë me qëllim të evitimit të efekteve të padëshiruara tragjike nga përdorimi i armëve.

Edhe kreu i Likovës Erkan Arifi, u apeloi qytetarëve që sa më shumë festat të kalojnë në gëzim e hare pa armë dhe pa pasoja.

Gjatë muajve të verës në rajonin e Kumanovës dhe Likovës nga përdorimi i pakontrolluar i armëve janë regjistruar shumë raste të plagosjeve por edhe me humbje jetësh, andaj edhe po ndërmirret ky aksion për largimin e armëve nga gazmendet familjare.