Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë tek Prokuroria Themelore ka dorëzuar padi penale kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, pasi dyshohet se ka bërë punësime joligjore në MPB në vitin 2012.
Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, Jankulloska gjatë vitit 2012 duke ju shmangur rregullave ligjore për punësime, është drejtuar tek Ministria e Financave që të sigurojë mjete për punësimin e 70 personave (praktikantë) me arsim të lartë dhe 30 personave (praktikantë) me arsim të mesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se më 06.06.2012 për vendin e punës për të cilin është dashur katër vite arsim profesional, ka punësuar person (gruan) të afërt me zyrtarin policorë në MPB, e cila nuk ka qenë adekuate për vendin e punës.
MBP shton se Jankulloska deri sot me punësimet joligjore e ka dëmtuar buxhetin e ministrisë në vlerë prej 1.724.885 denarë./Telegrafi/