Site icon Telegrafi

SPB e Tetovës: Pastroni hapësirat publike dhe kujdes në komunikacion

Sektori i punëve të brendshme në Tetovë ua rikujton shoferëve të automjeteve se duhet që të kenë me vete pajisjet dimërore dhe të mos nisen për rrugë nëse kanë probleme teknike me automjetin e tyre, të lodhur ose në gjendje të dehur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto porosi u drejtohen fillimisht atyre qytetarëve që udhëtojnë në drejtim të Strazhës, Mavrovës apo Kodrës së Diellit.

SPB e Tetovës apelon te qytetarët që t’i respektojnë obligimet e reja ligjore për pastrimin në kohë të borës para dyqaneve dhe firmave të tyre, por edhe para ndërtesave ku jetojnë. Në të kundërtën, qytetarët do të gjobiten nga 500, 100, 2000 e deri më 3000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version