Ministri teknik, Oliver Spasovski sot para mediave tha se ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev duhet ta vet ta zgjidh problemin me pasaportat, të cilat për momentin jepen vetëm për raste urgjente për shkak se mungojnë pasaporta në MPB.
Spasovski tha se gjatë kohës së tij kur ka qenë në krye të MPB-së, s’ka pasur probleme me pasaportat, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Se kur është porosia e fundit nuk e di. Mendoj se me menaxhim më të mirë dhe funksionim më të mirë nga brenda nuk do të kishte një krizë të tillë”, thotë Spasovski duke shtuar se Qeveria teknike funksionon tashmë një muaj e gjysmë ndërsa informacioni për mungesë të pasaportave është një javë.
Sipas tij, Çulev është ai që duhet ta vërtetojë përgjegjësinë dhe se ai duhet të sqarojë në opinion për krizën e pasaportave.
“Për funksionimin e brendshëm në MPB është kompetent ministri dhe ka mënyra se si vërtetohet përgjegjësia. Unë përderisa isha ministër nuk kisha problem me pasaportat dhe me dokumentet tjera. Nëse Çulev ka zgjidhje le ta thotë”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/