Telegrafi

Spasovski: Zgjedhjet e vitit 2020 do të hynë në histori

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp tha se zgjedhja është bërë, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon në rrugën e duhur drejt një vendi evropian.

“Uroj të gjithë ata që dolën dhe ushtruan të drejtën e tyre demokratike. Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që organizuan këtë proces, dhe falënderime të veçanta për Komisionin për sëmundje infektive.

Kemi treguar edhe një herë vlerat evropiane në veprim. Ne kemi organizuar zgjedhje paqësore, të drejta, demokratike dhe evropiane. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020 do të hyn në histori siç janë organizuar me kujdes të mirë shëndetësor.

Para nesh është një periudhë e krijimit të institucioneve funksionale, mbi të gjitha një Kuvend funksionues dhe qeveri. Në ditën e djeshme demokratike, fitoi vullneti i popullit”, tha Spasovski./Telegrafi/