Telegrafi

Spasovski: Veprimtaria kriminele e rrezikon sigurinë në rajon

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski ka thënë se veprimtaria kriminele e rrezikon sigurinë në rajon dhe se bashkëpunimi i suksesshëm duhet të jetë prioritet për vendet tona, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Projekti IPA 2014 nga Komisioni Evropian ku ishin të përfshira Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Herzegovina ishte i suksesshëm dhe se ka përmirësuar strategjinë për bashkëpunim operativ. Ky projekt kishte për qëllim që të ngritet niveli i sigurisë në këmbimin e informacioneve të klasifikuara. Ky projekt gjithashtu mundësoi që të rritet niveli i teknologjisë dhe mekanizmave për mbrojtje të të dhënave, të miratuara sipas standardeve të kërkuara nga BE-ja” tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski këtë e tha në Trieste të Italisë ku u mbajt forumi për siguri dhe ku ishin pjesmarrës ministrat e punëve të brendshme të vendeve të rajonit. /Telegrafi/