Site icon Telegrafi

Spasovski: Vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Federatën Ruse

“Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut i ka të gjitha autorizimet për të siguruar vazhdimësi të politikave dhe proceseve në interes të vendit dhe qytetarëve, në mes të cilave ka vend edhe për thëllimin e bashkëpunimit me Federatën e Rusisë”.

Këtë e tha sot kryeministri teknik Oliver Spasovski në takim me ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin.

Siç kumtoi shërbimi informativ i qeverisë, kryeministri teknik i qeverisë, Spasovski e ka njoftuar mysafirin se kanë filluar të gjitha proceset e diplomacisë të të dyja vendeve, veçanërisht projektet nga interesi i përbashkët të iniciuara nga Komisioni ndërqeveritar për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe shkencoro-teknik në mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës ruse do të vazhdojnë që të realizohen në përputhje me planet e dakorduara dhe dinamiken e tyre.

“Në takim kryeministri Spasovski i dhuroi letrën ambasadorit Bazdnikin, me përurimet deri tek kryeministri i ri i sapozgjedhur i Qeverisë së Federatës ruse, Mihail Mashustin, me dëshirat për sukses në kryerjen e detyrave dhe rezultateve pozitive që do të sjellin progres të gjithanshëm të Federatës ruse dhe për mirëqenien e popullit miqësor rus”, theksohet në kumtesën qeveritare.

Kryeministri e ka njoftuar ambasadorin për prioritetet e Qeverisë me çka e ka theksuar organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe integrimet euro-atlantike dhe evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version