Gjatë një vizite në Strugë, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski ka deklaruar se tashmë u vërtetua teza e LSDM-së dhe opozitës se në Maqedoni ka votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, u tregua se rreth 30 mij votues në lista zgjedhore janë keqpërdorur nga OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja në proceset zgjedhore të deri tanishme.
Më tej, Spasovski thotë se edhe 172 mijë votuesit e regjistruar në listën e veçantë gjenden jashtë vendit, që sipas tij konstatohet se në Maqedoni ka rreth1.5 milion votues, mirëpo Spasovski thotë se listë ideale nuk do të ketë, por do të ketë një listë më të besueshme se ajo që e kemi patur deri tani./Telegrafi/