Site icon Telegrafi

Spasovski u kërkoi falje turistëve të cilët u sulmuan verbalisht në Shkup

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot u kërkoi falje turistëve që u sulmuan mbrëmë në mënyrë verbale nga një person në qendër të Shkupit, për të cilën u publikua edhe një video në rrjetet sociale.

Spasovski pret procedurë të shpejtë dhe efikase nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sanksioni dhe bënë thirrje për përgjegjësi tek qytetarët.

“Gjuha e urrejtjes, sjellja e gabuar, të folurit që krijon zhgënjim dhe konfrontim në shoqërinë e Maqedonisë është e padëshirueshme. Edhe kur përdoret për qëllime politike, krijon konfrontim më të madh midis popullatës. Unë u kërkoj falje turistëve dhe u bëj thirrje qytetarëve për përgjegjësi”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Lexo po ashtu Turistëve aziatik në qendër të Shkupit ju thirret “Coronavirus”

Nëpërmes sulmit verbal ose fizik, tha ai, nuk mund të zgjidhet ndonjë problem./Telegrafi/

Exit mobile version