Site icon Telegrafi

Spasovski: U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi

Oliver Spasovski në një emision në Alsat-M ka folur rreth asaj që ka përjetur mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë. Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski.

Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij, i cili e ka ndjekur atë pasi ka qenë ministër i punëve të brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version