Site icon Telegrafi

Spasovski-Thimonier: Vetëm me bashkëpunim shtetet mund të ballafaqohet me terrorizmin dhe krizën e emigrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier.

Spasovski dhe Thimonier u pajtuan se bashkëpunimi mes policisë së dy vendeve është në nivel të lartë dhe biseduan për mundësitë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata u morën vesh që të bashkëpunojnë në rreziqet globale, siç janë lufta kundër terrorizmit dhe problemit me emigrantët, pasi sipas tyre vetëm me bashkëpunim shtetet do të mund të ballafaqohen me këto rreziqe.

Thimonier dhe Spasovski biseduan edhe për projektet për trajnim të përfaqësuesve të Policisë së Maqedonisë, që në bashkëpunim me policinë frenceze duhet të realizohen në muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Exit mobile version