Site icon Telegrafi

Spasovski: Të zgjedhim integrimin, të mos lejojmë izolimin (Video)

 

Si pjesë e koalicionit “Bashkë për Maqedoninë evropiane”, Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Oliver Spasovski ishte në takim në komunën e Gjorçe Petrovi ku u takua me qytetarët e kësaj komune.

Në takim me qytetarët janë prezantuar përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe NATO duke potencuar stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shtëpinë e Kulturës në Gjorçe Petrov u mbajt tribunë qytetare, ku u debatua për mundësinë historike në të cilën gjendet Maqedonia si dhe çka paaraqet hyrja e Maqedonisë në NATo dhe BE për qytetarët dhe për shteti,

Spasovski tha se Maqedonia tashmë është vendosur në hartën e botës, me identitet të ruajtur dhe e barabartë me të gjitha shtetet tjera.

“Anëtarësimi në NATo do të thotë stabilitet dhe siguri. Do të thotë garancion për kufijtë tonë shtetërorë njëherë e përgjithmonë, Askush asnjëherë të mos mendojë, e aq më pak të tërheq disa ideja radikale për ndryshim territoresh apo përpjekje tjera për destabilizim. Me anëtarësimin në NATO, do të fitojmë shtet të sigurtë dhe stabil. Të zgjedhim integrimin. Të mos lejojmë izolimin. Izolimi i shtetit do të thotë pa siguri për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe për secilin veç e veç”, tha nënkryetari i partisë maqedonase në pushtet LSDM.

Spasovski ju bëri apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që ta shfrytëzojnë mundësinë që ju ka dhënë dhe të dalin të përkrahin referendumin.

“Të tregojmë se sot luftojmë për Maqedoni të fuqishme dhe e realizojmë rrugën e gjeneratave tona të mëparshme, me qëllim të ardhmes më të ndritshme të fëmijëve tanë. Të dalim për Maqedoni evropiane”, tha Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version