Site icon Telegrafi

Spasovski: Do të vazhdohet me reformat në shërbimet e sigurisë

Ligjet reformatore për ndjekje të komunikimeve janë vendosur në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të rregullave të Maqedonisë që të mund publikisht të ketë qasje në to dhe të mund të debatohet, deklaroi ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski, në një intervistë për Tv24 tha se nuk ka vonesë në refomat e shërbimeve të sigurisë të parapara në Planin 3-6-9 dhe ato do të zbatohen në dy segmente – në ndjekjen e komunikimeve dhe reformat e shërbimeve të sigurisë. Ai rikujtoi se tanimë është zgjedhur edhe model për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve.

“Është formuar grup pune ndër-dikasterial, është diskutuar në Kuvend, kemi përfshirje në proces, janë të kyçur edhe pushteti edh eopozita, ekspertë dhe debatohet me OJQ-të. Do të realizohen një sërë debatesh deri në miratimin e ligjeve. Veçmë janë përgatitur tekstet e ligjeve që duhet të ndryshohen ose ligjeve të reja që duhet të sillen dhe këto tekste të ligjeve janë vendosur në RVEK që të mund të jenë në qasje të publikut, të mund të debatohen. Janë të dorëzuar në Kuvend, te anëtarët e Komisionit pjesëmarrës në grupin e punës”, tha Spasovski.

Spasovski vlerëson se ky sistem me të cilin parashihet agjenci operative-teknike është më i përshtatshmi dhe kënaq rekomandimet e grupit të ekspertëve të Priebes./Telegrafi/

Exit mobile version