Site icon Telegrafi

Spasovski: Te një numër i madh i agjencive për siguri ka parregullsi në punë

Te një numër i madhë i agjencive për siguri ka parregullsi në punë, deklaroi ministri Oliver Spasovski për TV24, pas nënshkrimit të bashkëpunimit me Odën për siguri private.

Kjo është dëshmuar nga hetimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), çka ishte paralajmëruar që kur opinioni e kuptoi se agjencia “Omerta” punon pa leje.

Përveç kësaj, dy agjenci tashmë janë regjistruar në një regjistër qendror pa marrë leje pune nga MPB-ja. Spasovski thotë se nuk i intereson se kush janë agjencitë e sigurisë nëse i plotësojnë kushtet e punës. Aktualisht ekziston një procedurë për lëshimin e lejes së punës për “Ekipi Lupus” dhe “Sektori Security”./Telegrafi/

Exit mobile version