Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski në emisionin ‘Utrinski brifing’ ju bëri apel të gjithë qytetarëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme për situatës së re me coronavirusin. Ai gjithashtu ju bëri apel punëtorëve të mos keqpërdorin amsat për mungesë nga puna ndërsa punëdhënësve ju bëri thirrje që të respektojnë rekomandimet.
“Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm. Për këtë arsye ju bëj apel qytetarëve të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet”, thotë Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se në këto kushte kur të gjithë luftojmë me këtë situatë, askush nuk duhet të përfitojë në dëm të qytetarëve.
Për rezervat shtetërore, Spasovski tha se ka mjaftueshëm dhe në moment të caktuar mund të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve. Thotë se jemi larg për të përdorur rezervat shtetërore.
“Shteti deri në këtë moment është në nivel të ulët, ende jemi në fazën e gjelbër dhe nuk duhet të krijojmë panik shtresë dhe t’i zbrazim raftet. Rezervat shtetërore ka dhe në ndonjë moment të caktuar do të përdoren për nevojat e qytetarëve”, tha Spasovski.
Në takimin e sotëm kryeministri Spasovski pret që të ketë unitet dhe përgjegjshmëri nga të gjitha subjektet politike.
“Në botë s’ka gjë më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Në këtë takim liderësh duhet të bisedojmë për masat, të dëgjohen propozimet, të jemi të unifikuar”, u shpreh Spasvoski./Telegrafi/