Telegrafi

Spasovski do të emërojë shefa të ri në disa sektorë të punëve të brendshme të disa qyteteve

Me ndryshimin e qeverisjes në Maqedoni, kanë ndodhur edhe ndryshimet në krye të institucioneve të ndryshme të vendit, ku nuk bëjnë përjashtim as sektorët e punëve të brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, do të emërojë disa shefa policie në disa qytete të vendit. Në SPB të Shkupit, shef policie do të emërojë Toni Jakimovskin, kurse në sektorët tjerë do të mbeten të njëjtit kuadro.

Në SPB të Kumanovës shef do të jetë Stojançe Veliçkoviq, në SPB të Ohrit shef do të jetë Sasho Smilevski, në SPB të Velesit shef do të jetë Zllate Janevski, në SPB të Shtipit shef do të jetë Ljupço Trajkovski, kurse në SPB të Manastirit shef do të jetë Sllavko Jovanovski./Telegrafi/