Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot përmes video fjalimit mori pjesë në Konferencën e 8-të të Stambollit për Siguri, në organizim të Qendrës turko-aziatike për studime strategjike, me temë “Dilemat e sigurisë, integrimet, modelet dhe Azia”.
Në fjalim Spasovski shprehu falënderim për mundësinë për t’i ndarë leksionet e mësuara dhe eksperiencat e fituara në kohën e sfidave më të mëdha të sigurisë për shoqërinë me të cilat po ballafaqohet njerëzimi në disa vitet e kaluara.
“Sot jemi të ballafaquar me sfidën më serioze për sigurinë pas Luftës së Dytë Botërore. Agresioni i hapur i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndryshimi i kufijve në katër rajone të Ukrainës paraqet precedencë të rrezikshme, që mundet deri në kufij të paparaparë t’i tensionojë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe t’i ndezë edhe veprimet luftarake edhe ashtu tanimë të ndezura, nga të cilat më në fund më së shumti pësojnë civilët e pafajshëm. E tërë bota demokratike e ka për obligim të ftojë në ndërprerjen e veprimeve të armatosura, sa më shpejt të gjendet zgjidhje dhe ndaljen e gjakderdhjes. Si asnjëherë më parë jemi të ballafaquar me sfidën e mungesës së energjentëve dhe të sigurisë për furnizimin pa pengesa me ushqim dhe resurse tjera të nevojshme për jetë normale, ku si rezultat i drejtpërdrejt i luftës në Ukrainë”, tha midis tjerash Spasovski.
Ai u përqendrua në anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Si rezultat i politikës së mençur dhe të parashikueshme, u zgjodhën problemet e disa dekadave me fqinjët tanë, të cilat shoqërinë në Maqedoni e lanë anash nga integrimet rajonale dhe botërore, edhe pse ndodhitë gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë asnjëherë nuk e anashkaluan vendin tonë. Pikërisht tani, në një kohë të jostabilitetit në lindje të Evropës, mundemi në tërësi t’i ndjejmë përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe çfarë realisht do të thotë të jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë. Kufijtë tanë janë të sigurt, kurse së bashku me partnerët dhe miqtë tanë i kërkojmë zgjidhjet më të mira të mundshme për çdo sfidë të sigurisë, bile edhe për krizën energjetike dhe mungesën e resurseve. Shkëmbimi i informatave cilësore të sigurisë dhe pozicionimi i Maqedonisë së Veriut si partner relevant në organizata rajonale dhe ndërkombëtare dhe integrime, e bënë pozicionin tonë të sigurt, kurse shtetin tonë stabil dhe të sigurt”, potencoi ministri Spasovski.