Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim me ambasadorin e Holandës në Shkup, Wouter Plomp. Nga MPB njofojnë se ambasadori Plomp, në takim ka theksuar se Holanda do të angazhohet maksimalisht t’i ndihmojë Maqedonisë në sferat për të cilat do të kërkohet ndihma, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski në takim potencoi vendosmërinë për zbatimin e reformave në Policinë e Maqedonisë, me qëllim që policia të departizohet dhe dekriminalizohet dhe të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve. Sipas tij, parimet e ligjshmërisë, përgjegjësisë dhe ndershmërisë duhet të jenë parimet kryesore të secilit të punësuar në MPB.
Spasovski në takim ka potencuar se në periudhën e ardhshme do t’u jepet hapësirë profesionistëve në MPB, ndërsa shembull për këtë tendencë, siç theksohet, janë emërimet e drejtorëve të DSK-së dhe BSP-së./Telegrafi/