Në një intervistë me televizionin federal të Bosnjës dhe Hercegovinë, Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se strategjia për të luftuar përhapjen e Covid-19 jep rezultate me më shumë të shëruar sesa të infektuara rishtazi me virusin e rrezikshëm.
“Kjo është rezultat i disiplinës së qytetarëve që pranuan masat si të nevojshme, pastaj përkushtimi i jashtëzakonshëm i punonjësve të shëndetësisë, punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë të cilët në këtë periudhë janë në detyrë të zbatojnë masat me disiplinim maksimal”, tha Spasovski.
Siç theksoi ai, vendet kanë kaluar me sukses testin e bashkëpunimit rajonal.
Lidhur me krizën e imigrantëve, Spasovski kujtoi se Maqedonia e Veriut do të ndjekë një politikë të tolerancës zero në lidhje me përpjekjet e mundshme të imigrantëve për të kaluar kufirin./Telegrafi/