Kryeministri teknik, Oliver Spasovski thotë se edhe sot, disa orë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, funksionimi vazhdon të jetë sikur dje.
Spasovski njoftoi se Qeveria në mbledhje nuk ka marrë vendime të reja për kufizim të lirisë dhe ju bëri apel qytetarëve nëse kanë simptoma më të vogla të paraqiten në Qendrat për Shëndet Publik, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjendja e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë 3 ditë, me mundësi që të vazhdohet nëse është e nevojshme, s’do të thotë përfundojë jeta e qytetarëve. Të gjithë funksionet shtetërore do të vazhdojnë të punojnë në këto kushte. Të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk kufizohen me automatizëm. Kjo s’do të thotë ndalim të transportit të lirë për nevoja ushqimore, as në pjesën e furnizimit me barna në spitale dhe barnatore. Sot vazhdon kemi funksion si dje, nuk ka vendimi për kufizime të lëvizjes përveç Dibrës dhe Qendër Zhupë për shkak se atje kemi gjendje krize”, tha Spasovski.
Ai tha se po zbatohen të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ndërsa gjendja e jashtëzakonshme do të thotë vetëm lehtësim për Qeverinë të sjell urdhra menjëherë.
“Politikat e jashtëzakonshme në gjendje të jashtëzakonshme mund të miratohen më lehtë”, tha Spasovski duke shtuar se do të ketë sanksione të rrepta për ata që nuk i respektojnë masat./Telegrafi/