Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot deklaroi se “nuk ka importim të mbetjeve të dëmshme në vend”.
“Ajo që ndodhe në Bullgaria nga afër po e ndjekim. Dalim shumë informacione. Ju bëj apel t’i kontrolloni, posaçërisht kur bëhet fjalë për materie senzitive siç është kjo, për mjedisin jetësor”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Spasovski tha se edhe Prokuroria Publike ngiriti procedurë për hetimin e informacioneve që dolën në opinion për importim të dëmshëm në vend.
“Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kemi informacioni se importimi i atyre mbetjeve është i lejuar, për të cilat ka edhe certifikata të caktuara, se nuk ka mbetje të dëmshme që është importuar në vend”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/