Site icon Telegrafi

Spasovski: Siguria në vend është përmirësuar, do të ketë rritje të pagave për policët

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka vizituar stacionin policor në Vallandovë, prej ku deklaroi se gjendja e sigurisë në vend është përmirësuar, duke ju referuar anketës së fundit të OSBE-së, sipas së cilës 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë ndjehen të sigurt.

Spasovski foli edhe për kushtet e zyrtarëve policorë, për të cilët tha se gjatë kohës së udhëheqjes së tij me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë aktivitete konkrete për përmirësimin e statusit të policëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përmirësimi i statusit dhe kushteve të punës, janë interesi jonë i përbashkët, pasi logjika është e thjeshtë – vetëm polici i kënaqur është polic profesional dhe efikas”, tha Spasovski.

Ai shtoi se për blerjen e uniformave të reja të policëve janë paraparë rreth 200 milionë denarë, ndërsa shtoi se do të ketë edhe rritje të pagave për pesë për qind./Telegrafi/

Exit mobile version