Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga mbrëmja e djeshme është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup pas komplikimeve nga Covid-19.
“Ministri Spasovski nga mbrëmja e djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski në mbrëmjen e së hënës njoftoi në profilin e tij në Facebook se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp konfirmoi se Oliver Spasovski është hospitalizuar dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Ministri Spasovski prej natës së kaluar është shtruar në spitalin e Klinikës Infektive, për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij është e qëndrueshme”, tha Filipçe./Telegrafi/