Site icon Telegrafi

Spasovski: Shtegu i migrantëve nëpërmjet Ballkanit perëndimor është i hapur ende

Shtegu i migrantëve nëpërmjet Ballkanint Perëndimor edhe pse me intezitet më të vogël, ende është i gjallë, theksoi sot Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën “Iniciativa rajonale për migrantët, azilantët dhe refugjatët, MARRI Friends Meeting”, citon Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, pas mbylljes zyrtare të shtegut të refugjatëve, u shfaq një numër i madh trafikantësh emigrantë dhe shpesh herë migrantët ishin viktima të trafikimit me njerëz. Ky është një problem i lartë në agjendën e Ministrisë së Brendshme dhe sigurisht, BE-së dhe të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Spasovski.

BE e identifikon rajonin e Ballkanit Perëndimor si një derë hyrëse për migrantët. Gjatë vitit 2015 dhe gjysmës së parë të vitit 2016, ndërmjet 800,000 dhe një milion njerëz kanë kaluan nëpër Maqedoni, me çka rreth 200 prej tyre kanë kërkuar azil në vend.

“Nëse marrim parasysh se në këtë periudhë kemi pasur vetëm më shumë se 200 kërkesa për azil, mund ta themi me plot siguri se Republika e Maqedonisë ishte dhe do të mbetet një vend tranziti. Destinacioni kryesor i këtyre njerëzve janë vendet shumë më të zhvilluara të Evropës Perëndimore, tha Spasovski. /Telegrafi/

Exit mobile version