Telegrafi

Spasovski: Shtatë persona të arrestuar për vepra penale në lidhje me zgjedhjet (Video)

“Pas një kohe të gjatë Maqedonia është krenare që ka realizuar zgjedhje fer, demokratike dhe të qeta”, vlerësoi në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Nuk janë regjistruar prishje serioze të qetësisë publike dhe rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve. Për shkak të dyshimeve të veprave penale lidhur me zgjedhjet, janë arrestuar shtatë persona”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dy persona janë arrestuar në Bit Pazar për shkak të ekzistimit të dyshimeve për blerje votash, ndërsa pesë persona tjerë janë arrestuar për fotografim votash, prej të cilëve tre në Shkup dhe nga një në Probishtip dhe fshatin Dulica./Telegrafi/