Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Tetovë duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e vendimit gjykatës së shkallës së parë për rastin “Shënjestra – Fortesa”, tha se kjo është nënçmuese dhe se sistemi humb besimin e qytetarëve.
“Të gjithë themi se nuk duhet të komentojmë vendimet gjqësore, unë i mbahem këtij parimi, por është kjo është nënçmuese dhe na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi”, tha Spasovski.
Ai tha se të gjitha institucionet punojnë si MPB, ashtu edhe Prokuroria Publike për mbledhjen e dëshmive dhe më pas vjen deri te kjo që ndodhi.
“Kjo nuk është mirë dhe është veçori e asaj që po ndodh me perceptimin e qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, theksoi Spasovski./Telegrafi/