Site icon Telegrafi

Spasovski i shpëtoi interpelancës në Kuvend

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i shpëtoi interpelancës kundër tij.

Në seancë “për” votuan 11 deputetë, 60 ishin “kundër”, ndërsa deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk votuan.

Ndryshe, interpelancën e ngirtën deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa.

Ata kërkonin përgjegjësi nga Spasovski për arratisjen e Nikolla Gruevskit, por edhe për rastet me dhënien e pasaportave të kriminelëve ndërkombëtarë, rastin me dy numra amë./Telegrafi/

Exit mobile version