Telegrafi

Spasovski: Shëndeti publik është i mbrojtur, ekonomia është e qëndrueshme

Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp si kryeministër teknik, falënderoi të gjithë njerëzit që ndihmojnë në mbrojtje nga coronavirusi.

Siç theksoi ai, shpreson që së shpejti do të mund të gëzohemi pasi të mbaroj pandemia.

“Shëndeti publik është i mbrojtur, ekonomia është e qëndrueshme. Qeveria u është përgjigjur me sukses sfidave dhe i hapi rrugën një qeverie të re politike. Unë besoj se së shpejti do të mund të gëzohemi kur të mbarojë kjo pandemi që po fshin botën. Faleminderit mjekëve, të gjithë stafit në klinika, të cilët shpëtuan jetë njerëzore ditë e natë. Suksesi i tyre është suksesi i secilit që shërohet dhe mbrohet nga coronavirusi. Falënderoj gjithashtu qytetarët që respektuan masat, të cilët shkuan në votime me dinjitet dhe i siguruan këto momente kur presim që të zgjidhet Qeveria e re”, tha Spasovski.

Oliver Spasovski njoftoi grupin e katërt të masave ekonomike, të cilat do të hyjnë në fuqi sapo të formohet qeveria e re.

“Pensionistët që kanë të ardhura deri në 15.000 denarë do të marrin kartela pagesore, si dhe punonjës të falimentuar, të papunë që nuk janë punëkërkues aktivë, si dhe çdo prind që është i vetëm. Masa do të hyjë në fuqi sapo të formohet qeveria”, tha Spasovski./Telegrafi/