Telegrafi

Spasovski: Së shpejti do të mësohen emrat e rinj të DSK-së dhe BSP-së (Video)

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot në një konferencë për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se, së shpejti do të mësohen emrat e drejtorëve të rinj të Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli (DSK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se gjithashtu do të përgatitet raport për trupin punues për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai foli edhe për sulmin e sotëm ndaj Nikolla Todorovit, ku tha se e dënon incidentin dhe u shpreh se pavarësisht motiveve dhe arsyeve të sulmuesit, askush nuk ka të drejtë të merr jetë./Telegrafi/