Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se nuk do të lejohen amnisti ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të mbrojë Kushtetutën ndërsa deputetët të mbështesin kërkesën e LSDM-së.
“Këto ditë dëgjojmë se mbetjet e regjimit në gjyqësi ngrisin ndonjë procedurë para Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që amnistitë ilegale që i bëri Ivanov, për t’i shpëtuar kriminelët, të marrin ndonjë dritë të gjelbër para Gjykatës Kushtetuese. Ne këtë e kundërshtojmë dhe amnisti nuk do të lejojmë”, tha Spasvoski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, LSDM dhe koalicioni ka ngritur në Kuvend kërkesë për interpretim autentik të nenit dhe kështu do të sigurohet mosdhënia e amnistisë.
“Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit, pa dallim të cilës parti i përkasin, të mbështesin kolegët e LSDM-së dhe të luftojnë për drejtësi”, tha Spasovski./Telegrafi/