Telegrafi

Spasovski: Ruajtja e pavarësisë është obligim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot dërgoi urime me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori.

“Më 8 shtator të vitin 1991, ne qytetarët kemi vendosur të jetojmë në Maqedoni të lirë dhe të pavarur dhe duke votuar për pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit, u obliguam që të gjithë ta ndërtojmë atdheun tonë, Maqedoninë, me vizion të qartë ku mbisundojnë humanizmi, solidariteti dhe uniteti dhe me një qëllim të qartë të bëhemi pjesë e familjes Euroatlantike”, thuhet në urimin.

Ai theksoi se “sot mundet lirisht të themi se kemi ndërtuar shtet, në të cilin ka vend të sigurtë për të gjithë ne”.

“Kemi ndërtuar shoqëri të çliruar nga paragjykimet me drejtësi të vendosur sociale, solidaritet ndaj grupeve të prekura, kujdes për trashëgiminë kulturore, për mjedisin e jetesës. Kemi ndërtuar shtet ku e drejta sundon në mënyrë joselektive. Kemi krijuar polici të rangut evropian, ndërsa shtetin e kemi pozicionuar si faktor të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, tha Spasovski.

Sipas tij, e kemi plotësuar qëllimin më të lartë strategjik shtetëror – anëtarësimin në NATO dhe jemi në hap të fundit deri në plotësimin e atij të dytë – në negociata jemi me BE-në për asociacion të plotfuqishëm në familjen evropiane.

“Jemi të bashkuar në lirinë, ndërsa ruajtja e pavarësisë është obligim i yni i përbashkët. Urime dhe qoftë i përhershëm 8 Shtatori! Të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut!”, qëndron në urimin e ministrit Spasovski.