Telegrafi

Spasovski: Rreth 50 të punësuar në ish-DSK-në nuk mund punojnë tani në MBP

Ministri i Punëve të Brendshme, Olvier Spasovskit tha se rreth 50 të punësuar të ish-Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim u është vërtetuar rreziku që ata të punojnë në shërbimet e sigurisë dhe duhet të dalin nga MPB dhe të dërgohen në institucione tjera.

Spasovski tha se të punësuarit në DSK të cilët nuk kanë aplikuar në agjencinë e re do të mbesin në MPB, ndërsa ata që nuk kanë kaluar vetingut do të shkojnë në institucione tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Punojmë në sistematizim me qëllim që të merren vendimet në MPB, përveç atyre që u është vërtetuar rreziku i sigurisë dhe të cilët do të duhet ta braktisin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të barten në institucione tjera”, theksoi Spasovski./Telegrafi/