Në takimin e mbrëmshëm në Gjorçe Petrov të Shkupit, Oliver Spasovski, bartës i Listës në NJZ 2 të LSDM-së, tha se ky fshat, si dhe shumë komuna nga qyteti i Shkupit përballen me shumë sfida të sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski ka thënë se është njeriu në të cilin mund t’i besojnë qytetarët të cilët jetojnë në rajonin e tyre, sepse është shumë me rëndësi që qytetarët të ndjehen të sigurtë.
‘Qëllimi ynë është të japim polici moderne dhe efikase, e cila do t’i zgjidh problemet me qytetarët, e cila do të jetë partner me qytetarët, polici e cila’, ka thënë ndër të tjera Spasovski para banorëve të Gjorçe Petrovit. /Telegrafi/