“Në dy vjetët e gjysmë të kaluara, duke u nisur nga premisa e ndryshimit të domosdoshëm ose reformim të Ministrisë së Punëve të Brendshme duhet të bazohet në vlerësime reale, potenciale dhe mundësi, arritëm që të vendosim vazhdimësi sistematike të veprimit, që sa e kënaqte dinamikën e kërkuar të aktiviteteve, në masë të njëjtë ishte përqendruar në problemet e domosdoshme fondamentale eliminimi i të cilave ishte primar për funksionimin e mëtutjeshëm të policisë, gjegjësisht të segmentit të sigurisë si një nga shtyllat ndaj të cilave pushon ekzistimi normal i shoqërisë në tërësi”.
Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e sotëm me gazetarët, në të cilin foli për rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij.
Në nivel strategjik, reforma në sistemin e sigurisë nuk ishte çështje e zgjedhjes, por, ai tha se çështje e mbijetesës, vullnetit të shfaqur fuqishëm të të gjithë faktorëve shoqërorë, të opinionit, të qytetarëve, përfundimisht të vendosen norma dhe koncepte, që do të jenë edhe garanci për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, por njëkohësisht mbrojtje e fuqishme kundër tendencave të llojllojshme dhe kundër vendosjes së saj në funksion të keqpërdorimit të punës së paligjshme.
“Ne atë hap e bëmë pas kurrfarë ndrojtjeje, të vendosur fuqishëm që t’i etablojmë parimet e sundimit të së drejtës në sferën e sigurisë si një nga faktorët thelbësorë për prosperitet të shtetit”, tha Spasovski.
Sa i përket reformës në shërbimet e zbulimit, ai i përmendi Agjencinë e re për Siguri Kombëtare, si pjesë e pavarur, e rregulluar me ligj nga sistemi i sigurisë dhe vendosjen e sistemit të ri për ndjekjen e komunikimeve përmes konstruktimit të agjencisë së re Agjencia Operative Teknike, të cilat dalin si domosdoshmëri e një prej kapitujve kyç të negociimit me BE-në – Kapitulli 24.
Ai foli edhe për përmirësimin e kushteve teknike materiale për punë në polici.
Spasovski e përmendi edhe raportin e prezantuar para pak kohësh të Misionit të OSBE-së në vendin tonë të titulluar “Hulumtim të punës policore demokratike të policisë”, në të cilin rezultatet, siç tha, tregojnë qartë se në opinion, në mesin e qytetarëve, por edhe në radhët e policisë, aktivitetet policore gjejnë pranim policor. “Numrat janë të qarta se besimi i qytetarëve në polici ritet”, theksoi Spasovski.
“Me të drejtë besojmë se në periudhën e ardhshme, në vazhdimësi me motivim të fuqishëm t’i ndërtojmë kapacitetet gjithëpërfshirëse të këtij institucioni tonë, mund të pretendojmë për rezultatet më të mira në punën e të gjitha njësiteve organizuara të MPB-së”, tha ministri Oliver Spasovski.
Përndryshe, sot ishte promovuar edhe numri i dytë i revistës ndërkombëtare shkencore “Siguri”, ndërsa ishte nënshkruar edhe Protokoll për bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)./Telegrafi/