Kryeministri teknik, Oliver Spasovski vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian është fenomenal, i shkëlqyeshëm dhe i vërteton përpjekjet e Qeverisë në zbatimin e reformave.
“Në raport në mënyrë decide thuhet se Qeveria i ka forcuar përpjekjet e saja në zbatimin e reformave, atje konstatohet gjithçka që është bërë, janë dhënë vlerësime pozitive për Maqedoninë e Veriut, janë ndërmarrë të gjitha masat që duhet të ndërmerren në pjesën e procesit reformues. Është një bazë e mirë, sa më shpejt duhet të nisim bisedimet me BE-në’, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, është e logjikshme që të fitohet diçka e merituar, posaçërisht qytetarët të cilët, sipas Spasovskit, për 30 vite punojnë në tranzicion dhe reforma.
“sot kur i gjithë Bashkimi Evropian, kur të gjitha vendet anëtare vërtetojnë se Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që duhej bërë, është normale që pres që më në und qytetarët të marrin motiv shtesë dhe t’i hapim bisedimet me BE-në”, thotë Spasovski./Telegrafi/