Bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe në luftën kundër krimit serioz dhe të organizuar, posaçërisht kur krimi i tillë posedon elemente të aktiviteteve ndërkufitare, ishin tema të bisedave në takimin e sotëm të punës në Strumicë mes ministrave të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Valentin Radev, para fillimit të seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve.
Në takimin, informojnë nga MPB-ja, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy ministrive, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për intensifikimin shtesë të bashkëpunimit.
Ministrat Spasovski dhe Radev e potencuan rëndësinë për intensifikimin e aktiviteteve rreth hapjes së vendkalimeve të reja kufitare, posaçërisht vendkalimin kufitar Klepalo-Sandanski, me çka do të mundësohet komunikim dhe lëvizje më të lehtë të qytetarëve./Telegrafi/