Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, sot vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë, në kuadër të vizitave që realizohen në sektoret për punë të brendshme në Maqedoni, me qëllim që të njihen më afër me gjendjen momentale dhe me problemet me të cilat ballafaqohen SPB-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Asnjë zyrtatë policie nuk duhet të kyçet në fushata politike dhe nuk guxon të keqpërdorë asnjë resurs njerëzor, as burime materiale-teknike të cilës do parti. Apeloj tek qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit dhe rrethinës, nesë kanë presion nga ndonjë zyrtarë i policisë, qoftë drejtor, nëndrejtor, ta paraqet rastin me kohë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me çka ne do të marrim masa të rrepta”, deklaroi Spasovski./Telegrafi/