Site icon Telegrafi

Spasovski: Qytetarët do të kenë informacione të sakta se në cilat projekte investohen paratë e tyre

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Ohër porositi se qytetarët e Maqedonisë do të kenë kontroll në shpenzimin e çdo denari të buxhetit, do të kenë informata të rregulta dhe të sakta për atë në cilat projekte investohen paratë e qytetarëve të derdhen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se të gjitrha institucionet shtetërore kanë për obligim të publikojnë raporte të hollësishme mujore për të gjitha mjette e paguara nga buxheti, ndërsa njëjtë dom të publikohen edhe obligimet që nuk janë paguar së bashku me arsyetim përkatës.

Në pyetjen nëse LSDM planifikon të vendosë tabela dygjuhësore në tërë territorin e shtetit, Spasovski theksoim se partia ka qëndrim të qartë lidhur me çështjen, me arsyetim se me Kushtetutën dhe ligjet e rregullojnë çështjen e përdorimit të gjuhëve dhe ky është modeli në të cilin duhet të lëvizin punët. /Telegrafi/

Exit mobile version