“Gjendja e sigurisë është e mirë, por duhet të punohet që të përmirësohet, me qëllim që qytetarët e Ohrit dhe rrethinës të jenë të kënaqur me punën e Policisë së Maqedonisë dhe sigurisë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër.
Ai shtoi se një nga problemet me të cilat përballet SPB Ohër është mungesa e kuadrit, ndërsa shtoi se me masa adekuate do të zgjidhet edhe ky problem, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mund të jemi të kënaqur me mënyrën e punës, por duhet vazhdimisht të përmirësohet. Ju bëj thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë”, tha Spasovski.
Ai gjatë qëndrimit në Ohër mori pjesë edhe në konferencën për siguri të ballkanit e cila u mbajt në këtë qytet me përfaqësues nga vende të ndryshme të Ballkanit./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eUKH6BzPUlU