Telegrafi

Spasovski: Qeveria ma ka ndaluar nënshkrimin e dokumentacioneve në MPB

Në konferencën për shtyp, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, tha se qeveria ka ofruar kushte për puç në MPB, çka i pamundëson që të udhëheq me MPB-në, në këto momente të rënda për vendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri thotë se qeveria e ka prishur sistemin juridik dhe ka bërë kaos të plotë në funksionimin e MPB-së, pasi që në fillim nuk e pranoi dorëheqjen e tij, ndërkaq në anën tjetër i ka anuluar vendimet e tij.

Më tej, Spasovski thotë se qeveria i ka dhënë goditjen përfundimtare sistemit juridik, kur mbrëmë vendosi që ministrit të MPB-së t’i ndalojë të nënshkruaj dokumente, pra edhe të udhëheqë me këtë ministri, duke theksuar se kjo qeveri i ka nxitur funksionarët tjerë në MPB që t’i respektojnë vendimet e saj joligjore.

Me këtë konferencë, Spasovski konfirmon lajmet e mëhershme për mosrespektimin e urdhrërave të tij, nga ana e disa funksionarëve të lartë në MPB./Telegrafi/