Site icon Telegrafi

Spasovski: Prioriteti i Qeverisë gjatë kësaj periudhe është interesi i qytetarëve

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në intervistë për TVM deklaroi se “përcaktimi ynë është që të punojmë në interes të qytetarëve, dhe nëse ministrat e OBRM-PDUKM-së i kanë të njëjtat motive nuk do të kemi problem të punojmë në të mirën e shteitit.

“Në këtë periudhë, Qeveria teknike duhet të kujdeset të krijojë kushte për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve demokratike dhe kredibile. Kuptohet, në mënyrë paralele, gjithashtu me një energji të tillë do t’u përkushtohemi vazhdimësisë së proceseve dhe politikave që janë nisur në mënyrë që shteti të ecë para”, potencoi kryeministri Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse ka ndonjë plan nëse ministrat teknik opozitarë publikojnë raste të punës joligjore të funksionarëve të LSDM, Spasovski tha se ka dallim të madh me situatës deri në vitin 2017 dhe pas vitit 2017.

“Është e pakrahasueshme ajo që trashëguam në vitin 2017” tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se qeveria e LSDM ktheu sundimin e së drejtës dhe dëshmoi se drejtësia zbatohet ndaj të gjithëve./Telegrafi/

Exit mobile version