Sot gjatë vizitës në Repartin policor në Haraçinë dhe në Komunën e Haraçinës, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se “prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përmirësimi i kushteve të punës të stacioneve policore, që tashmë një vit punohet, por edhe në furnizimin e pajisjeve të nevojshme për zyrtarët policor”.
Siç kumtuan nga MPB, udhëheqja e repartit policor në Haraçinë ka informuar se siguria dhe gjendja është stabile, ndërsa në takim është biseduar edhe për masat me të cilat do të përmirësohen kushtet e punës në këtë repart policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Spasovski u takua edhe me Kryetaren e Komunës së Haraçinës Halimi, ku kanë biseduar për çështjet që janë nga interesi i përbashkët të policisë dhe komunës, para gjithash në pjesën e komunikacionit dhe mbajtjes së rendit dhe qetësisë/Telegrafi/