Telegrafi

Spasovski pret “veting” të suksesshëm në MPB

Dy procese do të kryhen paralelisht në Ministrinë e Brendshme, njëra është “vetingu”, kontrolli i integritetit personal, pronës dhe edukimit të secilit polic, dhe tjetri zbatimin e rekomandimeve të GRECO-s.

Ai kujtoi se deri më 20 gusht të këtij viti duhet të formohet një grup i posaçëm për të kryer rishikimin dhe për të përgatitur një plan veprimi me afate konkrete, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë dhe në bazë të kësaj më 20 gusht, do të dihet se si do të zhvillohen të gjitha hapat në pjesën e procesit të “Vetingut”.

Spasovski pret që ky të jetë një proces i suksesshëm dhe se do të përmbush pritjet e qytetarëve.

I pyetur se a pritet që me “veting” të largohen nga puna një numër i policëve, ministri Spasovski tha se, nuk dëshiron dikush të largohet nga puna./Telegrafi/